Ashtu si regjistruesi Walkmans dhe VHS, teleteksti tani duket jashtëzakonisht i çuditshëm. Dizenjuesi dhe shkrimtari Craig Oldham shpjegon se jo vetëm që teleteksti ishte revolucion teknologjik në kohën e tij, por trashëgimia e tij krijuese jeton me një brez të ri artistësh që dashurojnë limitete e tij kreative.
Por si vepronim para internetit? Si përditësoheshim me lajmet apo rezultatet e fundit të futbollit? Si e kontrollonim parashikimin e motit, apo programin e televizionit? Të gjitha këto të dhëna tashmë i marrim në internet, por më parë kishte teletekst.
Teleteksti ishte një sistem videotex ku informacioni tekstual transmetohej përmes linjave telefonike ose kabllove dhe shfaqej në një televizion ose ekran video. Për herë të parë u përdor në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e hershme ’70 nga gjiganti i elektronikë Philips. Drejtuesi i saj për Video Display Units, John Adams haroti një kanavacë me bazë piksel për të marrë dhe shfaqur të gjitha llojet e informacioneve në formën e grafikëve me gjerësi fike përmes gjashtë ngjyrave (7 nëse përfshihet e bardha dhe tetë me të zezën)
Në fund të shtatorit 1974, BBC-ja të cilit Adams i kishte dhënë modelin e tij, transmetoi shërbimin e parë teletekst në botë, Ceefax, me 30 faqe fillestare të përmbajtjes. Më vonë transmetuesi kryesor komercial në Mbretërinë e Bashkuar, ITV, ndoqi shembullin e Xeefax me ofertën e vetë, Oracle.
Shikuesit, ndryshe nga sot në internet kalonin nga faqja në faqe permes tre shifrave të kombinuara mes 000 dhe 999, duke ngarkuar informacionin në ekran. Risia e fundit e teletekst ishte ajo e shënjuesit të dukshëm të saj të qëndrueshëm dhe prezantimi i menuse i koduar në katër ngjyra në telekomandat e TV-ve.
Teknologjia e Teletekst u përhap në Europë e më pas në gjithë botën dhe për këtë arsye evoluoi në një sistem universal të njohur si Sistemi Botëror i Teletekstit, për të sjellë informacion të menjëhershëm te masat përmes televizioneve të tyre.
Teleteksti u pa si një revolucion komunikimi, njerëzit mund të merrnin lajmet apo të rezervonin diçka. Ai u dha njerëzve një paraqitje të shkurtër të mundësive që hapen para nesh, një botë më të afërt e globalizuar, ku qasja në informacion ishte më e menjëhershme se zakonisht.
Rëndësi të veçantë kishte dhe gjuha e saj vizive, e cila u përdor në filmat fantastiko-shkencorë duke shfaqur shpesh grafikat e anijeve kozmike dhe shoqërive hi-tech, por edhe në videolojëra të ndryshme.
Kështu, ajo që nisi si një sfidë krijuese tani mund të shihet si një qëllim artistik dhe komunikues, ta bëjë qëllimin kompleks më të komunikueshëm dhe dukshëm më tërheqës. Ky mbetet parimi universal në thelb të synimit të çdo projektuesi sot.
Megjitahtë Kalimi Dixhital i cili nisi në mesin e viteve 2000 solli shkatërrimin gradual të teletekstit ashtu siç e dinim dhe e donim, teknologjia vazhdon.
