Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median prestigjioze “Associated Press”. Rama shprehet se qëllimi i opozitës është dëmtimi i rrugës të Shqipërisë drejt BE-së.
Rama në intervistë thotë se PS mbetet e vendosur të shkojë në zgjedhje më datë 30 qershor, pavarësisht trazirave të nxitura nga opozita e bashkuar. Po ashtu Rama ka thënë se do rifillojë thirrjen për dialog.
