Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepr i lidhur.
Paralelisht me suksesin e famën, ai ka krijuar edhe familjen e tij por jeni kuriozë të dini si dukej Lyrical vite para se të bëhej i njohur?
Ai ka ndarë një pozë të vetën të shumë viteve më parë, ku shfaqet i veshur me një bluzë të markës “Polo”, ndërsa krahas postimit shkruan:
“T’mit jon POLO, s’ka Lui V.”
Do ta njihnit dot në këtë foto po të mos ju tregonim kush ishte?

