Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Paralajmërimi i fortë i zyrtarit të sigurisë në Iran: Sulmet ajrore të SHBA-së në këtë shtet do të sjellin…

16:02 / February 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1a1bc09d7e6f1452da0be6aa368c61fe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet ajrore amerikane të 26 shkurtit, kundër milicive të mbështetura nga Irani në lindje të Sirisë, do të inkurajojnë terrorizmin në rajon, tha një zyrtar i lartë i sigurisë së Iranit.

Uashingtoni tha se ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të milicive pro-iraniane në Sirinë lindore, në afërsi të kufirit me Irakun, në përgjigje të sulmeve me raketa kundër caqeve amerikane në Irak.

“Veprimet e fundit të Amerikës forcojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e grupit terrorist Daesh (Shteti Islamik) në rajon”, tha Ali Shamkhani, anëtar i Këshillit Suprem të Iranit.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Iran me ministrin e Jashtëm irakian, Faud Hussein.

“Sulmi ndaj forcave rezistencës kundër terroristëve është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Reuters.

Zyrtarët e milicisë irakiane kanë thënë se nga sulmet ajrore të 26 shkurtit është vrarë një luftëtar dhe janë plagosur katër të tjerë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se do të veprojë në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i madh i situatës në këtë rajon.

Shamkhani tha se “ne do ta konfrontojmë planin e SHBA-së për të ringjallur terrorizmin në rajon”, por nuk dha më shumë detaje. Zyrtarët perëndimorë dhe disa zyrtarë irakianë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani, se janë përfshirë në sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi caqe të SHBA-së në Irak gjatë muajit të fundit./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.