Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës/ Nis sot “fshesa” për ndërtimet pa leje në bregdet

08:38 / June 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kush ka ndërtuar pa leje le t’i prishi vetë”. Ishte ky apeli i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për të gjithë bizneset në vijën bregdetare, të cilët nga dita e sotme do i nënshtrohen një “fshese” nga Ksamili në Velipojë.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30. Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj ështe shprehur dje se nuk do të ketë asnjë tolerim në rastet ku është shkelur ligji.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se pas vijës bregdetare aksioni do të përqendrohet në zonat e mbrojtura. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

Tashmë është policia që duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje dhe më pas ato duhen referuar në IKMT për të nisur aksionin e shembjes.

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhedronët super-inteligjentë, sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq.  Këta dronë, sipas kryeministrit, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.