Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paralajmërimi i Ramës për verifikimin e stilit të jetesës, zv/ministri i Financave: Qeveria s’ka synim të hetojë stilin e jetës së gjithë shqiptarëve

22:15 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besart kadia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët ka deklaruar se në Këshillimin Kombëtar të radhës, do të pyeten qytetarët nëse duan që një herë në vit pagat e të gjithë shqiptarëve të bëhen publike, si dhe paralajmëroi se do të verifikohet stili i jetesës dhe pagës së deklaruar.

I ftuar këtë mbrëmje në “Open”, Besart Kadia, zv/ministri i Financave, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen, pasi kjo nuk do të thotë që verifikimi i stilit të jetesës do të bëhet për këdo, por vetëm për rastet kur dyshohet se ka kontradiktë të madhe mes pagës së deklaruar dhe jetës së shtrenjtë që bëjnë.

“Qeveria s’ka synim të hetojë stilin e jetës së gjithë shqiptarëve, por për ata që janë informalë. Ka disa persona të paktën nga hetimet dhe diskutimet, është vënë re një kontradiktë, që shumë persona me një makinë luksoze kanë paga më të vogla se 100 mijë lekë të reja në muaj.

Qytetarët nuk duhet të frikësohen se shteti do merret me çdo njeri. Duhet theksuar se me daljen e pagave u bë dhe një konflikt i brendshëm mes punonjësve, u vunë re dhe gjëra që njerëzit dinin nën zë, por dhe u habitën, u vu re që kompani të mëdha kishin paga të vogla për punonjësit.

Disa shtete në vendet skandinave e kanë si praktikë që i kanë publike për të gjithë, me hetimet për 100 biznese, 51 % e punëtorëve kishin probleme me kontratat. Individi përballë biznesit, shpesh herë është i pafuqishëm, ka frikë se do humbasë vendin e punës dhe po informoj që ka abuzime në biznes”, u shpreh ai.

besart kadia Pagat stil jetese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Ndreca kritikon retorikën e gjyqtarëve për pagat: Rama nuk goditi asnjë gjykatës

22:22 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.