Parlamenti gjerman pritet të japë vendimin e tij për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të shtatorit. Mediat flasin për një çelje negociatash sërish me kushte dhe për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla procesi i integrimit shoqërohet gjithmonë me kushte.
“Fakti që motori politikë bërjes së Europës që është Gjermania dhe vendeve të tjera po shkojnë drejt një PO-je, kjo është një arritje historike. Në historinë e procesit të bisedimeve me vendet anëtare, gjithmonë fillimi i bisedimeve ka çështje prioritetesh. Kërkohen reforma në të gjithë sektorët, Shqipëria ka një avantazh ndër vendet e tjera, se kapitujt e parë dhe që do mbyllen të fundit për shtetin e së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjithmonë procesi procesi i integrimit europian shoqërohen me standarde dhe kushte që vendet anëtare duhet ti përmbushin. Edhe vendet që janë sot anëtare të BE-së, gjatë kohës që shoqërohen me kushte për të hyrë në Shengen shoqërohen me kushte’, tha Balla.
I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë kusht arrestimi i “peshqve të mëdhenj” të politikës apo zyrtare, Balla dha këtë përgjigje: “Funksioni i Drejtësisë sëre nuk behët me plan apo me numra funksionarësh, apo përfaqësuesit e lartë. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur dhe kjo do të arrihet dhe falë ngritje së SPAK dhe BKH”.
Balla tha se do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur reformën zgjedhore me konsensusin e PD-së dhe partive të tjera politike.
