Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paralajmërohet “Testi i Idiotit” për shoferët shqiptarë! Si aplikohet modeli gjerman

19:41 / January 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
timon makine shofer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në listën e masave që pritet të merren për të ulur numrin e aksidenteve rrugore në vend do të jetë edhe ai që emërtohet si “Testi i Idiotit”. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tryezën ku u paraqit plani i masave për uljen e aksidenteve në vend.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha se drejtuesit e automjeteve që nuk sillen në përputhje me normat ligjore dhe normat e sjelljes në rrugë, do të duhet t’i nënshtrohen edhe një testi psikologjik.

“Testi i Idiotit” bëhet rëndom kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjeshme në rrugë. Dhe duhet të provojë se është stabële në sjellje në mënyrëe që të vijojë të drejtojë automjetin” tha ministri, raporton SCAN.

Por çfarë është “Testi i Idiotit”?

“Testi i Idiotit/Idiotentest” që u përmend nga ministri bazohet në modelin gjerman. Në Gjermani mbase nuk mund të ketë një ndëshkim më të keq për një drejtues automjeti në Gjermani.

Konsiderohet si një makth për shoferët gjermanë dhe nuk është vetëm i vështirë por gjithashtu kushton kohë dhe para. Në disa raste ky test është i paevitueshëm sepse nuk do të mund të marrësh mbrapsht patentën pa e kaluar atë.

Në fakt, për të arritur në një ndëshkim të tillë duhet të kesh bërë një shkelje të rëndë. Testimi mjeko-psikologjik zakonisht aplikohet te ata që kapen të dehur ose nën përdorimin e drogës ndërsa ngasin makinë.

Gjithsesi,alkooli dhe droga nuk janë arsyet e vetme pse dikush i nënshtrohet këtij testi.

Nëse ju parkoni rregullisht makinën në të njëjtin vend, edhe pse parkingu aty është i ndaluar, policia mund të të detyrojë që të bësh testin.

Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, me shumë siguri keni nevojë për një test psikologjik.

Testi i Idiotit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.