Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Parandalohet vrasja/ Kërcënonte me armë bashkëjetuesen, policia ndërhyn në kohë dhe arreston 32-vjeçarin në Durrës

10:11 / December 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto policia durres 850x450 11621671050 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Durrës.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Durrës dhe “Shqiponjave” parandaloi vrasjen e shtetases K. B., banuese në Durrës.

Arrestohet në flagrancë bashkëjetuesi i saj, i cili po e kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen e tij.

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP Tiranë, gjetën dhe sekuestruan edhe një kallashnikov e një pistoletë, municion luftarak e sende të tjera.
Në total u sekuestruan: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë vlerësuar njoftimin e marrë dhe menjëherë kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme të punonjësve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i vrasjes së shtetases K. B. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L. D. alias K., 32 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, i cili në momentin e arrestimit mbante me vete një armë të llojit pistoletë me krehër me 8 fishekë, me të cilën do të kryente krimin.

Nga veprimet hetimore të kryera, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit A. K., 35 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, vëllai i autorit.

Këtij shtetasi, nga kontrolli i banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov dhe 23 fishekë.

Gjithashtu, në bazë të hetimit të thelluar të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur dhe lidhjeve shoqërore të autorit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, bënë të mundur zbulimin e një banese të marrë me qira në qytetin e Tiranës, e cila përdorej nga i arrestuari, shtetasi L. D., dhe shtetasit M. L., banues në Durrës dhe E. H., banues në Thumanë Krujë, banesë në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë provës materiale një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë.

Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.