Falë ndërhyrjes së efektivit të policisë Shkëlzen Tafa mundi të parandalohe një krim i dyfishtë në bulvardin “Migjeni” pasditen e të dielës.

Ka qenë vetë kreu i Policisë Ardi Veliu që ka vlerësuar dhe falenderuar efektivin, i cili edhe pse nuk ishte në shërbim nuk ngurroi të ndërhynte për të parandaluar një ngjarje që mund të ishte fatale.

Lexo edhe- Ngjarja në Yzberisht, policia jep detaje. Ja si polici hero shpëtoi çiftin

Veliu gjatë bisedës miqësore me punonjësin e Policisë e ka falënderuar dhe përgëzuar atë për kurajën dhe guximin, për aktin human dhe të përgjegjshëm që ai kreu edhe pse nuk ishte në shërbim.

“Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij. Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj. Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë”, tha Veliu.

Punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here