Vendi ynë do të jetë në kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.
Por pasditja dhe mbrëmja shton vranësirat duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore në Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 10°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.
