Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi mesdhe me ndikim në vendin tonë do të kushtëzojë kushtet e motit.
Për pasojë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë në zonat malore. Por kthjellime në bregdet. Pasditja mbetet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale nga 20 në 39 gradë celsius.
