Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në shtrirjen perëndimore.
Ndërsa zonat lindore do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Por në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet gradualisht në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
