Për ditën e sotme (e martë, 28 dhjetor 2021), moti parashikohet me reshje thuajse në të gjithë Shqipërinë.
Si pasoje e reshjeve që pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna, Vjosa dhe në Liqenin e Shkodrës.
Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Pas ditës së sotme, me dobësimin e reshjeve, prurjet pritet të pësojnë rënie.
Temperaturat ulen me rreth 2°C në mëngjes, duke shënuar minimalen rreth 3°C, por një rritje të lehtë sjell mesdita kur vlera më e lartë ngjitet në 19°C.
Era do të fryjë mesatare nga juglindja dhe veriperëndimi, ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet, duke sjellë dallgëzim në det nga 4 deri në 5 ballë.