Vendi ynë mbizotërohet nga kthjellime deri në mesditë, ku më të dukshme kthjellimet mbeten përgjatë zonave bregdetare.
Ndërsa pasditja zhvillon vranësirat në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu afatshkurtër në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje në të dyja vlerat duke u luhatur nga 15 në 36 gradë Celsius.
