Cristiano Ronaldo është rikthyer tek Manchester United, pas më shumë se 10 vitesh.
Ylli portugez u largua nga Juventusi pas tre sezonesh, me Manchester United që pagoi 15 milionë euro plus 8 të tjera që do të paguhen në formë bonusesh.
Megjithatë, duket se e ardhmja e Ronaldos në futboll duket se do të marrë një “kthesë tjetër” së shpejti.
Mesfushori anglez Tim Sherwood ka parashikuar që Cristiano Ronaldo do të bëhet trajneri i Manchester United në 18 muajt e ardhshëm. “Ronaldo është një Ronaldo krejtësisht ndryshe nga ai që ishte në Old Trafford herën e parë”, ka thënë fillimisht Sherwood për CaughtOffside. “Ne e kemi parë atë duke e bërë atë në skenën ndërkombëtare, së fundmi në Euro 2020, duke dhënë urdhra. Ai djalë do të jetë një lider 100 për qind”, shtoi më pas ai. “Unë vë bast se ai do të jetë trajner i Manchester United në 18 muaj”, përfundoi anglezi, i sigurt në vete për këtë parashikim.
Nuk do të ishte çudi, pasi Ronaldo tani është vërtetë në “shtëpinë” e tij të vjetër, megjithatë, asgjë nuk është e sigurt në botën e futbollit!