Paris Jackson u raportua sot se po kurohet për shëndetin e saj emocional dhe fizik.
Vajza e ikonës së “pop”-it, Michael Jackson, vendosi të reagonte sot përmes një postimi në Instagram, i cili është i pari prej 12 dhjetorit.
“Po kam marr një pushim nga puna dhe mediat sociale dhe telefoni, sepse mund të jenë shumë ngarkesë ndonjëherë dhe të gjithë e meritojmë një pushim, por jam e lumtur dhe e shëndetshme dhe ndihem më mirë se kurrë”, shkroi Paris në foton ku shfaqet me qenin në prehër, por nuk tregon fytyrën e saj.