korc Rruga për në Korçë kufizohet nga liqeni i Ohrit, nga më të thellët në Europë, buzë kufirit maqedonas, në rajonin historik të Epirit, shkruan Andrea Bolleri, profesor i Arkitekturës Urbane në Universitetin e Firences për ”Il giornale della architettura”.
I njohur për birrën tradicionale, qyteti zë një luginë të gjerë dhe akoma ruan morfologjinë delikate të fshatrave prej guri: rrugët me kalldrëm duken si labirinte delikate.
Qyteti historik është i ngjashëm me Beratin e Gjirokastrën por mban pseudonimin “Parisi i vogël i Shqipërisë” pasi ka një hapësirë më moderne urbane, me praninë e bulevardeve me pemë, qendrave kulturore dhe parqeve të mirëmbajtura, të tilla që ta dallojnë atë nga qytetet e tjera të vendit ballkanik.
Pseudonimi “Paris i vogël” daton nga Lufta I Botërore: me mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze, Republika Autonome shqiptare e Korçës shpalli pavarësinë nga Greqia.
Arkitektura, pani urbanistik i vjetër e i ri i qytetit, destinacionet turistike dhe pikat kryesore të trashëgimisë së kulturës, janë disa nga detajet e shkrimit interesant.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment