Ish-deputeti i PD Flamur Noka është gjobitur ditën e sotme pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Ai ka parkuar makinën e tij luksoze “BMW” para Teatrit Kombëtar duke sfiduar hapur policinë bashkiake.
Por kjo e fundit nuk ia kanë falur, por i kanë vënë gjobë prej 1 mijë lekësh të reja.
Siç shihet dhe nga dokumenti, gjoba është vënë ditën e sotme rreth orës 13: 50 te Pedonalja, pra pranë Teatrit Kombëtar.

