Mbrëmjen e djeshme, Parku Arkeologjik i Bylisit është përfshirë egërsisht nga flakët të cilat vunë në rrezik gjithçka. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Hekal i cili ndodhet shumë pranë këtij parku.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me shkurre e pemë, kjo edhe për faktin se është favorizuar nga era.
Për fat të mirë, flakët e zjarrit nuk kanë rrezikuar banesat dhe deri më tani është raportuar vetëm për djegie bimësh, kryesisht pemë ulliri. Nga dyshohimet paraprake, mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
