Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Parlamenti Europian paralajmëron bllokimin e buxhetit të BE-së

23:01 / July 23, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parlamenti Europian 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash një rezolutë që kërkon ndryshime në projekt-buxhetin afatgjatë të BE-së, për të cilin janë pajtuar 27 vendet anëtare. Ligjvënësit evropianë përmes kësaj rezolute, kanë paralajmëruar se mund të mos e miratojnë buxhetin, duke bërë thirrje për negociata shtesë në mënyrë që ai të “përmirësohet”. Mocioni kaloi me 465 vota për, dhe 150 kundër.

Më 21 korrik udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të ndihmuar vendet në periudhën e pas pandemisë së koronavirusit.

Marrëveshja u arrit në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel, të cilat u përcollën me mospajtime rreth shpërndarjes së fondeve. Por, Komisioni Evropian dhe shumë eurodeputetë u shqetësuan që shumë prej përparësive të tyre në buxhetin shumëvjeçar u shkurtuan dhe disa plane të shpenzimeve u zhvendosën.

“Ne mendojmë se ky buxhet nuk jep përgjigje të duhura për sfidat e shtatë viteve të ardhshme”, tha Manfred Weber, drejtuesi i bllokut parlamentar të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian.

Më parë, Charles Michel – presidenti i Këshillit Evropian, i cili ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes së kompromisit – u kishte kërkuar eurodeputetëve që ta mbështesin atë.

BE paralajmeron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Autoritetet spanjolle ‘spastrojnë’ bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë që kishin ardhur nga Maroku për tu futur në Spanjë

15:43 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…

14:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.