Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi u zhvillua ditën e sotme kur dhe legjislatura e kuvendit aktual përfundoi. Në shtator fillon punë legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kur pritet dhe rikthimi i opozitës në kuvend.
Pikërisht rëndësinë e pjesmarrjes së opozitës në legjislaturën e re ka theksuar Luigi Soreca në një mesazh në Twitter, pas takimit të zhvilluar me Bashën.
Soreca po ashtu thote se me Bashen ka shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, media dhe reformën në drejtësi
“Shkëmbim i gjatë idesh sot midis Krerëve të Misioneve EU dhe Kryetarit Basha, në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar. Ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, media dhe reformën në drejtësi,” shkruan Soreca.
