Më 2 korrik u bë e ditur se Kuvendi do të mbajë sot një seancë të posaçme përsa i përket edhe procedurave për shkarkimin e kreut të shtetit. Në këtë seancë deputetëve u është kërkuar të mos mungojnë për shkak të këtij votimi.
Por teksa më herët ishte lajmëruar ora 18.00, në përditësimin e Kuvendit seanca është afruar me një orë, dhe kjo ndoshta dhe për shkak të protestës që paralajmëroi opozita, e cila është parashikuar për në orën 20.00.
Për të shmangur një përplasje të mundshme, referuar dhe rasteve të mëparshme të protestave, është bërë dhe afrimi me një orë i seancës, që do të nisë në orën 17.00.
E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00
Rendi i ditës
Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit
z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)
Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)
Koha e votimit
