Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parlamenti miraton emrin Maqedonia e Veriut

19:29 / January 11, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti në Maqedoni miratoi me 81 vota pro, amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë Veriore, siç u vendos me Greqinë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë dhjetëvjeçare.

Me këtë votim ka mbaruar zyrtarisht procesi për ndryshimet kushtetuese të vendit fqinj, ndërsa marrëveshja e Prespës do t’i kalojë tashmë Parlamentit grek për t’u ratifikuar edhe atje në mënyrë që gjithçka të konsiderohet e përfunduar.

Edhe pse qeveria e Zoran Zaevit nuk i kishte votat e mjaftueshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese, ishin votat e deputetëve ish-anëtarë të VMRO-DPMNE-së në opozitë, ato që bënë të mundur ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Tetëdhjetë e një deputetë në parlamentin me 120 vende votuan në favor. Përfaqësuesit e opozitës VMRO-DPMNE, të cilët kundërshtuan marrëveshjen me Greqinë, bojkotuan votimin. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski tha se do të bëj gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit.

Maqedoni parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.