Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parlamenti rus ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë për transgjinorët

23:06 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusi 2
A person holds a transgender pride flag as people gather on Christopher Street outside the Stonewall Inn for a rally to mark the 50th anniversary of the Stonewall Riots in New York, June 28, 2019. - The June 1969 riots, sparked by repeated police raids on the Stonewall Inn -- a well-known gay bar in New York's Greenwich Village -- proved to be a turning point in the LGBTQ community's struggle for civil rights. (Photo by ANGELA WEISS / AFP) (Photo credit should read ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon operacionin e ndryshimit të gjinisë. Sipas këtij ligjI, gjithashtu do të ndalohet që njerëzit të ndryshojnë gjininë në dokumentet shtetërore.

Ky ligj duhet po ashtu të miratohet nga Dhoma e Lartë dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, lëvizje këto që shihen si formalitete.

Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, u shpreh se projektligji do të mbrojë qytetarët dhe fëmijët. Në një postim në “Telegram”, Volodin e quajti gjithashtu operacionin e ndryshimit të gjinisë një “rrugë drejt degjenerimit të kombit”.

“Ne jemi i vetmi vend që kundërshtojmë gjithçka që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe bëjmë gjithçka për të shpëtuar familjet dhe vlerat tradicionale. Dhe ne duhet të kuptojmë se nuk do të ketë të ardhme nëse nuk miratojmë ligjin, nëse nuk ndalojmë ndryshimin gjinor”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, grupet që mbrojnë të drejtat e LGBT thanë se legjislacioni do të kishte një ndikim serioz në shëndetin e njerëzve.

“Është shumë e vështirë psikologjikisht që njerëzit të shqetësohen se qeveria mund t’ju caktojë si armik të popullit dhe t’ju privojë nga të drejtat. Ky është një ligj fashisht”, tha Yan Dvorkin, kreu i organizatës Centre T e cila ofron mbështetje për transgjinorët rusë.

gjinia parlamenti rus transgjinore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.