Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pyetur për partinë e re të Astrit Patozit e ka quajtur një opozitë falso atë në Parlament.
“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false prandaj nuk do të ketë më zgjedhje false parlament falso, qeveri falso, drejtësi falso, natyrisht nuk do të ketë më as opozitë falso”, tha Basha.
Lexo edhe- “Bindja Demokratike” regjistrohet në gjykatë, kryetar është Astrit Patozi
Ai tha se koalicioni opozitar do të zgjerohet me të tjera parti politike dhe platforma e mirëfilltë e saj do të jetë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë tha Basha, zgjidhja politike që ata kanë parashtruar për qeveri tranzitore, që garanton zgjedhje të lira, është kryesore.
“Në vijim do të zgjerohet me të tjera parti, e hapur dhe gatshëm për bashkëpunim dhe partneritet me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, grupe interesi, për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton. Kjo fillon pikë së pari duke i dhënë fund krimit elektoral, zgjedhjeve false, angazhimi kryesor i koalicioni opozitar, maxhoranca e re politike, morale dhe numerike e Shqipërisë, që të kthej vendimmarrjen në duart e shqiptarëve. Kurrë më nuk do të pranojmë sistem zgjedhor fals, që prodhon parlament fals, qeveri falso vetëm të interesave kriminale të oligarkisë që grabisin paratë e shqiptaërve”, tha Basha.
Lexo edhe- Dhjetë pikat e marrëveshjes së Koalicionit Opozitar
