Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamje nga rruga pranë Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, e cila shihet e mbushur me plehra.
Në një postim në “Facebook”, ish-kreu i shtetit shkruan se kjo situatë ndodh kur pushteti vendor është monist.
“Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditorët e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve.”
