Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Partia e re e djathtë, Patozi dhe mbështetësit, takim në periferi të Tiranës

20:30 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda së djathtës ka lëvizje intensive për krijimin e një partie të re. Rudina Hajdari duket se është tërhequr nga drejtimi i saj, por një grup të larguarish nga PD-ja, me në krye Astrit Patozin, po zhvillojnë në këto momente në periferi të Tiranës një takim për këtë çështje.

Gjatë fundjavës u përfol se partinë e re “Bindja Demokratike” do ta drejtonte vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, por gjërat me sa duket kanë ndryshuar. Por, do të jetë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ai që do të drejtojë dhe regjistrojë këtë parti të re në politikën e vendit tonë.

Ende nuk ka një gjë të zyrtarizuar, të paktën deri ditën e nesërme kur do të themelohet dhe regjistrohet partia në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në gjykatë.

Por cilët janë pjesë e grupit që mbështesin Patozin? Emra konkretë nuk përmenden, por ish-funksionarë të lartë të PD-së mbështesin Patozin në këtë hap të ri, por jo të panjohur, duke qenë se ai ka tentuar edhe më parë krijimin e një fraksioni të ri brenda PD-së, ose një lëvizje të re Ringritja Demokratike, e cila mbeti në letër.

Pas tërheqjes nga kjo parti gjatë ditës, Rudina Hajdari foli për një “alternativë të re”. Përmes rrjeteve sociale, ajo i ka uruar lëvizjes së re që po lind suksese.

“Suksese përpjekjeve të kujtdo për demokratizimin e vendit. Dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap, nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem te puna dhe objektivat e grupit parlamentar demokratik”, shkruan ndër të tjera ajo.

Burime të Top Channel, ndërkohë, thonë se Rudina Hajdari ka zhvilluar në fundjavë disa mbledhje me anëtarë të grupit të saj, që drejton në Kuvendin e Shqipërisë, ku mes debateve të shumta, pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi kanë kundërshtuar projektin dhe idenë e saj për të krijuar edhe një parti të re në mjedisin politik shqiptar.

Kjo ndoshta ka ndikuar në vendimin e Rudina Hajdarit për t’u tërhequr momentalisht nga projekti i ri politik që po lind. tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, policia njofton kufizime të trafikut: Rrugët që do të bllokohen më 11 korrik deri në 24:00

08:12 / July 11, 2026

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.