Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Partizani e nis mbarë fazën e tretë, merr një fitore të vyer në Korçë

19:07 / January 25, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk mund të niste më mirë faza e tretë e kampionatit për Partizanin, që fitoi 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega ka luajtur pasditen e sotme kundër Skënderbeut të drejtuar nga Orges Shehi, duke hapur zyrtarisht kampionatin për këtë vit. Me këtë fitore “demat” shkojnë në kuotën e 40 pikëve duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Skënderbeu mbetet me 30 pikë në vendin e katër.

Skuadra e Skënderbeut e nis me ritëm më të lartë takimin, teksa Vangjeli afrohet dy herë në zonën e Partizanit në pak sekonda. Mirëpo një kundërsulm i shpejtë i Partizanit në minutën e tretë do të rezultonte fatal për korçarët. Alban Hoxha, që rikthehej si kapiten në këtë takim, nis topin nga mbrojta.

Disa pasime mes lojtarëve të Partizanit dhe topi i dytë shkon te Asani, që vrapon drejt zonës duke pasuar në krahun tjetër aty ku vjen Mala me shpejtësi dhe nuk mendohet dy herë, por gjuan dhe topi shkon në rrjetë. 0-1 për Partizanin që feston nisjen spektakolare të ndeshjes.

Pas golit tifozët e Skënderbeut nuk e kanë kapërdirë dot disfatën duke gjuajtur me topa bore nga tribunat. Për këtë arsye arbitri i takimit, Andi Koçi ka ndërprerë për pak çaste ndeshjen, derisa kapiteni i Skënderbeut shkoi dhe foli me tifozët, duke u kërkuar të ndalnin gjuajtjet drejt fushës.

Ndërkohë ndeshja ka vijuar me ritëm të lartë deri në përfundim të pjesës së parë, teksa ka qenë Partizani që ka rrezikuar dhe disa herë portën kundërshtare, por pa mundur të dyfishojë rezultatin. Skënderbeu edhe pse u mundua në 45` minutat e para, nuk arriti të vendoste barazpeshën, duke iu dorëzuar rezultati 0-1 në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nis sërish mirë për Partizanin, në minutën e 52` të kuqtë fitojnë një penallti. Asani pengohet nga lojtarët e Skënderbeut, teksa vendimi i arbitrit fillimisht ishte për goditje dënimi, pasi pengimi kishte nisur nga jashtë zone. Por Andi Koçi sinjalizohet nga Ermal Barushi, që i thotë se Jasir Asani është penguar brenda zonës.

Kështu arbitri kryesor jep penallti, e cila merret përsipër të gjuhet nga Bruno Telushi. Mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë Telushi gabon pasi Aldo Teqja i kupton krahun dhe i ndal gjuajtjen. Kështu shifrat mbeten në 0-1.

Në minutën e 66` të sfidës, Ardit Hila, që kishte vetëm pak minuta që ishte futur në fushën e lojës, mbetet i dëmtuar. Mesfushori dëmtohet në shpatull, teksa gjendja e tij nuk ia lejon që të vazhdojë më tej lojën. Për këtë arsye thirret në ndihmë ambulanca e cila shoqëron Hilën drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë të specializuar. Vendin e  Hilës e zë Mensah.

Ndërkohë, gjatë pjesës së dytë sfida bëhet më ekuilibruar, teksa të dy trajnerët kryejnë ndërrimet përkatëse për ti dhënë freski lojës. Partizani arrin të ruajë të rezultatin, teksa bën pak për të dyfishuar. Skënderbeu kërkon më shumë por pa mundur të krijojë rrezik në portën e Alban Hoxhës. As shtatë minutat shtesë nuk sjellin asnjë ndryshim të rezultatit në stadiumin e qytetit juglindor. I vetmi zhvillim ishte kartoni i kuq i Lorenc Trashit, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj një prej lojtarëve të Skënderbeut

Kjo ishte fitorja e parë e Partizanit ndaj Skëndrebeut në Korçë, gjë që nuk ndodhte që prej 22 dhjetorit të vitit 2016. Ky “makth” u thye sonte me golin e Esat Malës, që duket se krijon iluzionin se ky sezon do të jetë i të kuqve në kampionat. Partizani luan kundër Kamzës javën e ardhshme ndërsa Skënderbeu ndaj Kastriotit. 

SKENDERBEU-PARTIZANI

 0-1 Goli: / Esat Mala 3′

Formacionet

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Dita, Muzaka, Guexh, Gripshi, Hoxhaj, Oto Xhon. (Në dispozicion: Dajsinani, Taipi, Pëllumbi, Mara, Ajzeraj, Gavazaj, Krasniqi). Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Kardozo, Mala, Bardhi. (Në dispozicion: Xhika, Çinari, Kalari, Mensah, Kote, Hila, Hebaj). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj; Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Klodian Shahini Delegat: Besnik Çela

Korce partizani skenderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari, detajet e para

17:47 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.