Tirana dhe Partizani sot do të luajnë derbin e fundit sezonal. “Demat” kërkojnë me ngulm Europën, kurse bardheblutë qetësinë e duhur dhe pikët për titullin kampion.
Ndeshja do të nisë në orën 20:45 në “Air Albania”. Partizani nuk ka në dispozicion Çinarin, Boldorin, Koten dhe Malën, sepse janë të prekur nga COVID-19. Trajneri Adolfo Sormani ka hedhur një ekip të arnuar. Ai dhe ndihmësit e tij nuk do të ulen në pankinën e “Air Albania”, pasi kanë frikë nga situata e krijuar me COVID-19.
Tirana rikthen nga minuta e parë Dokën dhe Bathën. Ata nuk luajtën ndaj Kukësit, sepse kishin kartonë të verdhë. Ja formacionet zyrtare:
