Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Partizani triumfon në derbi, rikthehen në garë për titull

15:10 / March 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 b033d5d314721de1611aed45b2184820
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani triumfon sërish përballë Tiranës duke reaguar në ndeshjen e duhur në momentin e duhur. Ekipi i Ilir Dajës zhvilloi një ndeshje perfekte në aspektin taktik, shfrytëzuan çdo detaj të këtij takimi duke marrë në fund një fitore të artë që i rikthen në garë me kohë të plotë për titullin kampion. Partizani parakalon Vllazninë për herë të parë por nuk arrin të rrëmbejë kreun tashmë pronë e Laçit, aktualisht ndodhen minus dy pikë. Në goditjen e parë në portë në minutën e 29-të, Partizani kaloi në avantazh me Belica që me kokë në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë. Bardheblutë iu kundërpërgjigjën në minutën e 39-të me Hoxhallarin që realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Goli trepikësh erdhi në minutën e 59-të ku Jurgen Bardhi finalizoi një aksion shumë të bukur. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me festën që ishte e gjitha e kuqe.

Në një derbi ku rastet ishin me pikatore, u desh një goditje këndi në minutën e 28-të që ndeshja të ndizej. Egzon Belica me kokë, në shtyllën e parë arriti të fitojë duelin në zonë duke kaluar Partizanin në avantazh. Ky ishte rasti i parë, goditja e parë e Partizanit në portën e Bekaj.

Një derbi fitohet nuk luhet, kjo është një filozofi shekullore që i ka rezistuar kohës, ky diskutim nuk ndryshon as në këtë përballje, të tretën sezonale, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Ky është një shans i artë për të dy ekipet për tu rikthyer me kohë të plotë në garë për titull, një fitore e mundshme mund ti jete sezonit të dy ekipeve ngjyra të tjera. Tirana vjen pas një ecuri pozitive, për herë të parë këtë sezon kanë arritur tre fitore radhazi ndërsa të kuqtë kërkojnë kthesën e madhe pikërisht në këtë derbi pas tre ndeshjeve ku kanë siguruar vetëm dy pikë. Të dy trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë vendosur edhe për titullarët që do të luajnë në këtë derbi të pazakontë, pa tifozë dhe në një orar risi:
Formacionet zyrtare:

Tirana (3-5-2): Bekaj; Vangjeli, Behiratche, Hoxhallari; Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Cale, Seferi Trajner: Orges Shehi

Partizani
Partizani (4-3-3): Hoxha; Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj; Broja, Murataj, Bardhi; Asani, Melo Cordeiro, Çinari Trajner: Ilir Daja

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.