Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Partneri i Melonit humbet gruan dhe punën në një ditë, pasi i publikuan përgjimin me kolegen

09:54 / October 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1697873486xp 867
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një postim në Twitter, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se lidhja me partnerin e saj Andrea Giambruno ka mbaruar. “Lidhja ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra”, – shkroi kryeministrja mëngjesin e së premtes.“Rrugët tona kanë disa kohë që kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha ta pranojmë”, shton ajo për lidhjen me gazetarin e Mediaset. Vajza e çiftit ka lindi më 16 shtator 2016.

Mesazhi vjen një ditë pas publikimit të video-regjistrimi në programin “Striscia la Notizia” të cilat përmbajnë deklarata seksiste të bëra nga Giambruno jashtë transmetimit të emisionit të tij “Diario del giorno” të transmetuar në Rete 4.

“A jeni një person mendjehapur? Si e ke emrin? A jemi takuar më parë? Ku të kam parë më parë? Isha i dehur?” – dëgjohet t’i thotë ai një vajze. Pas publikimit të kësaj videoje dhe njoftimit të Melonit, Giambrino vendosi të pezullojë daljen e tij në ekran.

Muajt e fundit, Giambruno ka qenë protagonist i disa gafave, për vajzat që dehen dhe bien pre e përdhunimeve apo për emigrantët, për të cilat kërkoi më pas falje. “Nëse shmangni dehjen ose humbjen e vetëdijes, ndoshta ju gjithashtu shmangni përballjen me probleme të caktuara dhe më pas rrezikoni që ujku t’ju gjejë” – tha ai për përdhunimet.

Vetë Meloni u detyrua të komentojë disa prej këtyre gafave. “Mendoj se Andrea Giambruno tha me nxitim diçka ndryshe nga ajo që e interpretuan shumica e njerëzve. Nuk është justifikim për përdhunimin e vajzave, por të thuash “kujdes, mbaj sytë hapur” është një problem. Megjithatë nuk mendoj se duhet të jem unë ajo që duhet t’i tregoj atë që ka për të thënë…” – tha Meloni. Edhe ai vetë tha në një intervistë për Corriere: “Meloni nuk e lejon veten kurrë të më thotë çfarë të them”.

Si nisi historia e tyre

Historia e tyre e dashurisë filloi rastësisht, 10 vjet më parë në pas-kuintat e programit “Quinta colonna”. Meloni ishte e uritur dhe gjatë reklamave po hante një banane. Ai shkoi me rrëmbim dhe ia mori frutin nga dora: “Gjithçka që nuk na duhet është Meloni me bananen para kamerave”, – thirri ai.

Ishte dashuri me shikim të parë. Të dy shkëmbyen numrat e telefonit dhe fillojnë të takohen. Në vitin 2016 lindi Ginevra e vogël. Çifti u konsolidua, karriera e tij gazetareske vazhdoi dhe po ashtu edhe ngritja e saj politike. Derisa mbërriti dita e triumfit elektoral në zgjedhjet politike të 22 shtatorit 2022. Meloni bëhet kryeministre dhe Giambruno udhëton mes Milanos dhe Romës, për të qenë pranë vajzës së tij.

Goditje politike?

Në rreshtat e fundit të postimit të ndarjes të publikuar në rrjetet sociale, Meloni ka edhe një fjali që duket se u drejtohet kundërshtarëve të saj politikë. “Të gjithë ata që shpresonin të më lëkundnin mua duke më goditur në shtëpi, ta dinë se sado që pika të shpresojë të lëvizë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.” Corriere shkruan se kjo fjali duket si përgjigje ndaj një shantazhi. Fakti që regjistrimi u publikua nga Mediaset, kompani ku punon vetë Andrea, sipas analistëve duket një përplasje brenda qeverisë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.