U zhvillua konferenca “Partneriteti për një Rajonin Konkurrues” në Dubrovnik e organizuar nga Naled dhe me mbështetjen e GIZ dhe të SHAV në rolin e Sekretariatit Teknik Rajonal si pjesë e Rrjetit BFC SEE me qëllim krijimin e një rrjeti në rajon, si dhe nxitjen e qeverive lokale në implementimin dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale.
“Zhvillohet konferenca “Partneriteti për një rajon konkurrues”, i cili synon krijimin e një rrjeti në rajon si dhe nxitjen e qeverive lokale në implementimin dhe përmirësimin e shërbimeve dixhitale. U diskutua mbi praktikat më të mira të zhvillimit dixhital dhe u shkëmbyen eksperienca me bashkitë në rajon në lidhje me përmirësimin e shërbimit dhe shkëmbimin e modeleve të vlefshme”, shkruan kryebashkiaku Agron Malaj.
Në këtë takim u prezantuan praktikat më të mira në nivel lokal që mund të shërbejnë si frymëzim për kolegët e tyre rajonal. Delegacioni i kryetarëve të bashkive të Shqiperisë u përfaqësua nga Z. Agron Malaj Kr. i Bashkia Mat, Znj. Juliana Memaj, Kr. e Bashkia Dimal, Z. Lefter Alla Kr. i Bashkia Bulqizë, Z. Ilmi Hoxha Kr. i Bashkia Klos, Z. Erion Isai Kr. i Bashkia Kolonjë, Z. Tonin Marinaj Kr. i Bashkia Malësi e Madhe, Z. Mark Babani Kr. i Bashkia Vau Dejës, Z. Klodian Taçe Kr. i Bashkia Gramsh dhe nën kryetarëve Zj. Vesa LLanaj Lico Nën/Kr. e Bashkia Elbasan, Zj. Keti Luarasi, Nën/Kr. e Bashkia Tiranë si dhe Zj. Adelina Farrici, Drejtore ekzekutive.
