Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 13 vjetësh ndryshon matura shtetërore, katër provime dhe më shumë pyetje në teste

12:32 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 13 vjetësh ndryshon matura shtetërore.  Këtë qershor, 36 mijë    maturantë do të japin më pak provime por  do të kenë më shumë pyetje në testet e katër lëndëve.

matura 1550070274 3780294

 Drejtoresha e shërbimeve arsimore Rezana Vrapi, tregon se si ka ndryshuar me kurikulën e re struktura e provimeve.

“Do të këtë më shumë pyetje për arsye se shtohen 10 pikë në test. Një pjesë e madhe të këtyre pikëve do të lidhen me pyetje me alternativa, që duan një kohë të shkurtër. Testi do të strukturohet  në nivele, është detyrimi ynë që të diferencojmë në mënyrë që nxënësi i 10-ës të marrë 10, dhe të tjerët atë që meritojnë”, thotë drejtoresha Vrapi.  

Testet sërish do të jenë të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve ndërsa do të kenë më shumë pyetje me alternativë. Këtë vit maturantët e  kanë bërë më herët zgjedhjen e lëndëve që i orientojnë drejt shkollave të larta.

Por sipas shifrave, pjesa me e madhe e maturanteve kanë zgjedhur degët e shkencave sociale, të ndjekur nga mjekësia dhe ekonomia.

“Numri më i madh e ka psikologjia dhe sociologjia, ku 10 mijë maturantë e kanë zgjedhur, më pas biologjia me 6 mijë maturantë, dhe ekonomia”, vijon Vrapi.

NDRYSHON MATURA SHTETERORE frame 580

Krahas provimeve qershori i sivjetshëm  është dhe periudhë zgjedhjesh. Autoritetet arsimore thonë se votimet nuk do të cenojnë procesin. Provimi i fundit mbyllet  6 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit. / A2cnn /

ndryshon matura provime vjetesh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.