Pas tre vitesh mision në detin Egje kontigjenti i Forcave Detare shqiptare përfundon detyrën në Egje.
Ministrja Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook bën të ditur se ka nisur dhe ringritja e Flotës Detare e cila do të kulmojë me propozimin e shndërrimit të Pashalimanit në bazë detare të NATO-s.
POSTIMI I XHACKES
Pas 3 vitesh, 178 operacioneve, 13 mijë orëve patrullim, pritëm kthimin në atdhe të kontingjentit të fundit të Forcës Detare në misionin e NATO-s në detin Egje.🛳
Pas 3 vitesh Forca jonë Detare dhe detarët tanë janë më të përgatitur, më profesionistë dhe kthehen më një bilanc mbresëlënës; 3500 persona të shpëtuar ose parandaluar, prej tyre 120 gra, 220 fëmijë, 38 prej të cilëve foshnja.
Me mbylljen e këtij misioni ka nisur edhe ringritja e flotës, e cila shpresoj të kulmojë me miratimin e propozimit tonë për ta shndërruar Pashalimanin në një bazë detare të NATO-s