Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Pas Balenës Blu, shqetësim për prindërit është bërë Momo

09:43 / March 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
momo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak kohë më parë shqetësim për prindërit ishte qarkullimi në internet i lojës së Balenës Blu, e cila kontakte fëmijët nëpërmjet Facebook. Por duket se një lojë e re e rrezikshme ka nisur të shqetësojë prindërit e këtë herë përmes WhatsApp.

Quhet “Momo Challenge”, që është bërë virale në WhatsApp dhe Facebook. Sipas asaj që kanë rrëfyer, fëmijët kontaktoheshin në WhatsApp nga një llogari e panjohur që pretendonte se quhej MOMO dhe inkurajoheshin të ruanin karakterin si një kontakt në telefonin e tyre dhe më pas personazhi iu kërkonte të kryenin sfida të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesën që të mos i’u tregonin anëtarëve të familjes për sfidat që merrnin përsipër.

Nëse këto sfida nuk realizoheshin nga fëmijët ata kërcënoheshin në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, Momo nuk shihet si një lojë e thjeshtë dhe argëtuese. Imazhi i përdorur në këtë lojë është një grua me tipare groteske dhe sytë e fryrë, e cila përkon me një skulpturë të krijuar në një galeri arti në Tokio, në Japoni.

Sipas Njësisë për Hetimin e sulmeve kibernetike në shtetin meksikan Tabasco, loja mori hov në Facebook dhe të gjithë njerëzit kishin shprehur shqetësime, se kontaktoheshin nga numra një numër i panjohur që i kërcënonte vazhdimisht.

E përshkruar në të njëjtën formë si loja “Balena Blu”, sfida Momo, gjatë kësaj jave ka qenë termi më i përfolur në shumë shtete të botës, por ekspertët thonë se këtij shqetësimi duhet t’i vijë fundi. Personazhe të famshëm vendas dhe të huaj kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth kësaj sfidë, duke kërkuar nga autoritetet e shteteve më shumë siguri në internet.

Të dhënat aktuale për fëmijët që kanë dëmtuar veten nga kjo lojë, janë shumë të pakta dhe sipas raporteve të policisë kombëtare në Indi dy djem adoleshent kanë vrarë veten gjatë vitit të kaluar pikërisht nga sfida “Momo”. Gjithashtu, në fund të shkurtit një grua nga Sacramento pretendonte se vajza e saj 12 vjeçare kishte djegur një pjesë të trupit pasi kishte ndjekur rregullat e lojës.

“Momo” është përhapur si një reklamë në rrjetin social Facebook dhe ëhatsup dhe disa shkolla në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar prindërit se një lojë vdekjeprurëse është përhapur kudo për fëmijët.

Një organizatë për sigurinë e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se qindra prindër të shqetësuar kanë kontaktuar për t’i pyetur rreth kësaj çështje. Gjithashtu, edhe në SHBA disa departamente policie kanë njoftuar komunitetet e tyre, për të pasur kujdes nga loja.

Ndërsa media të shumta kanë përhapur disa sugjerime për fëmijët dhe prindërit se si të shmangin këto loja në rrjetet sociale. Disa prej tyre ishin:

-Prindërit duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre

-Prindërit duhet të flasin vazhdimisht me fëmijët për të gjitha aplikacionet qe shkarkojë, apo videot që shikojnë në internet

• Duhet të vendosin rregulla dhe orare për qëndrimin e fëmijëve në internet zbulo faqet dhe aplikacionet së bashku.

• Duhet të këshillojë vazhdimisht fëmijët për të mos tregua të dhënat e tyre personale në internet.

• Gjatë gjithë kohës bisedoni në familjen tuaj se cilat janë aplikacionet më të përshtatshme për fëmijë.

• Kontrolloni të gjitha faqet që hapin fëmijët.

• Ndryshoni vazhdimisht parametrat e vendndodhjes së telefonit gjatë lundrimit në internet.

• Nëse jeni të shqetësuar mund të telefononi ekspertët e organizatave qeveritare për mbrojtjen e fëmijëve

Sfida, që tashmë mund ta quajmë një legjendë urbane është përhapur kudo në grupe shoqërore dhe shkolla dhe është përshkruar si një lojë vdekjeprurëse e cila detyron fëmijët të kryejnë veprime që nuk i dëshirojë, qoftë kjo edh vetëvrasja.

Balena Blu Momo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.