Pas BE-së dhe OSBE-së ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë lidhur me përzgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ambasada kërkon garantimin e profesionalizmit të AMA-s.
“Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.
Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.
Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit”, thuhet në deklaratë.
