Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dje që u shoqëruar me përplasje e tone të larta zëri, Lulzim Basha do të bëjë sot lëvizjen e radhës.
Mësohet se Basha ka thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve.
Ky zhvillim vjen pas situatës së krijuar brenda Partisë Demokratike për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
