Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar ashpër në lidhje me heshtjen e qeverisë përballë krizës së refugjatëve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se dikur ishin shqiptarët në vendin e atyre refugjatëve. Ajo shprehet se ata duhen ndihmuar dhe se fëmijët janë të pafajshmë.
“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare.
Nuk jemi terroriste!”
Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm
Janë dëshmitarë të një tragjedie të paparë! Shteti shqiptar mund t’ ia lehtësojë dramën…
Po si nuk flet asnjë as për këtë krizë të refugjateve..?!!!!” shkruan Topalli në postimin e saj.
Kujtojmë që policia ditën e sotme ka kapur 6 emigrantë në Pogradec, prej të cilëve 3 ishin fëmijë dhe ku shfaqej një nga vajzat në lot dhe shprehej se donte një jetë më të mirë.
