Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas dorëheqjes, Xhelal Mziu tregon planin “sekret” PD-PS për zgjedhjet lokale. Ja kush pritet të sfidojë Veliajn për Bashkinë e Tiranës

22:01 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhelal mziu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej së hënës, Xhelal Mziu dha dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz.

Vendimi i ish-kryebashkiakut të Kamzës erdhi pas një takimi me kreun e demokratëve, Basha teksa Mziu ka shprehur vullnetin e tij për t’ju nënshtruar votës së anëtarësisë për zgjedhjet e ardhshme.

Mësohet se për Tiranën, PD-ka është duke shqyrtuar kandidaturën e Jorida Tabakut, e cila për këtë arsye është zgjedhur të udhëhequr fushatën në kryeqytet, së bashku me Grida Dumën.

Edhe pse e drejtoi Kamzën për 3 mandate, Mziu nuk e fsheh dëshirën për të vijuar projektet e lëna pezull në vitin 2019.

“Për të qenë korrekt me zbatimin e udhëzimit të PD duke pasur dhe ambicien time, i kërkova kryetarit të PD të Shqipërisë dorëheqjen nga ky funksion. Me synimin për të vazhduar konkurrencën pa pasur funksionin e kryetarit të partisë. Por në komunikim me bazën duke shprehur ambicien time për të vazhduar projektin e lënë gjysmë të drejtimit të Bashkisë Kamzës”, theksoi ai për Abc News.

Por cili do të ishte vendimi i Mziut nëse anëtarësia e degës së Kamzës do të propozonte emrin e tij për të qenë në parlamentin e ardhshëm?

“Unë kam një lidhje organike duke qenë edhe banor i atij qyteti duke pasur mjaft projekte. I bindur jo vetëm në bashkëpunimin tim me qytetarët, por i bindur edhe në fitoren e qeverisë Basha do të bëj maksimumin në atë qytet”, u shpreh Mziu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

09:04 / November 18, 2026

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.