Pas humbjes së Shkodrës, Bardh Spahia, po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, në selinë blu.
Për herë të parë, demokratët humbën bastionin e tyre Shkodrën. Partia Socialiste, fitoi thellë në Shkodër me një diferencë mbi 11 mijë vota, mes kandidatit socialist Benet Becit dhe Bardh Spahisë.
Po ashtu, PS mori edhe shumicën në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
