Mes tensioneve të shumta, Këshilli Bashkiak i Himarës arriti dhe ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, tha se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.
Lexo edhe :
Related Posts
“U zgjodh Blerina Balaj, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Balaj. Me 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, tha ai.
Nga ana tjetër, ai komentoi edhe tensionet në Këshillin Bashkiak nga mbështetës të Fredi Belerit. “Është e paqartë akoma. Disa njerëz për interesa të tyre. Ne vendosëm ta bënim me dyer të mbyllura për shkak të tensioneve. Pikat e rendit të ditës do i shqyrtojmë ditë tjetër”.