Në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga rihapja e shkollave për shkak të pandemisë, por edhe daljes së rezultateve të maturantëve për universitete, ministrja Besa Shahini është larguar jashtë shtetit. Ky largim i saj në një moment kyç vjen në një kohë që deklaroi se i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen dhe pas zgjedhjeve nuk do jetë më pjesë e qeverisë.
Lajmi është dhënë nga vetë zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit, e cila e pyetur nga gazetarja e TCH Kristi Gongo, në lidhje me ankesat për maturantëve për rezultatet, thanë se janë në dijeni për çështjen, por nuk mund të ketë një reagim për sa kohë ministrja është jashtë shtetit.