Largimi i velinës Alesia Bami nga emisioni ‘Stop’ u komentua gjatë në çdo portal.

Madje edhe ajo vetë lëshoi shumë deklarata për mënyrën se si u largua.

Mirëpo, duket se gjithçka mes buroshes dhe stafit të ‘Tv Klan” qenka rregull, pasi ata e akuzuan  se ajo e kishte mbushur kupën me mosrespektimin e orareve.

Bami është ftuar në emisionin ‘Sfida e gatimit’, drejtuar nga dy shefat e gatimit Alfio dhe Indriti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Indriti në ‘Instagram’, i cili ka publikuar një foto, ku shfaqen bashkë me Alesian në kuzhinën e emisionit.

‘Kush do jete i ftuar valle këtë të premte te ‘Sfida e gatimit’ . Na ndiqni në orën 12:30’, shkruan Indriti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here