Pas letrës së katërt publike, kryeministri Edi Rama me një postim në Twitter duke përmendur një shprehje në librin “Lufta dhe Paqja” të shkrimtarit Leon Tolstoi thotë se dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi.
“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”, shkruan Rama në Twitter.
Në këtë mënyrë ai bën të ditur se është i gatshëm të presë me durim një përgjigje nga kreu i opozitës Lulzim Basha për të dialoguar.
