Pak minuta pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Arben Ahmetaj do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtim, i cili do të koordinojë të gjithë institucionit në përballimin e situatës pas tërmetit, kreu i shtetit Ilir Meta ka emëruar gjithashtu një këshilltar të tijin.
Bëhet fjalë për Shemsi Prençin, në detyrën e Këshilltarit të Posaçëm për Emergjencat Civile. Më herët Prençi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Emergjencave Civile.
