Xhejni Fama aktori i show-t më të madh të humorit ne Shqipëri, Al Pazar ishte I ftuar në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus.
Xhejni ndahu me të gjithe shikuesit eksperiencën e tij si baba dhe mbi të gjitha edhe një periudhë ankthi që ai ka përjetuar pas lindjes së vajzës.
“Emocione kam përjetuar nga mbrapa, në atë moment nuk përjetova asnjë lloj emocioni. Emocioni mbrapa ishte shumë I fortë gati gati më kaloi në ankth. E përjetova shumë fort. Në momentin që lindi e mora gocën dola isha shumë i lumtur por jo që kisha ndonjë emocion. Në fillim fare nuk është që e kupton mirë. Ditën e tretë nuk më zinte gjumi natën. Aty filloi më kapin ankthet, bëhesha merak kot”, u shpreh aktori .
