Pas mbetjeve dhe ujësjellësve kryeministri Edi Rama paralajmëroi dhe bizneset e guroreve të cilat nuk respektojnë kontratat për mbjelljen e pemëve.
“Një të tretë për guroret e nëse bëjmë përmirësime në këto drejtime bëjmë shërbim të madh komunitetit, me mbetjet, ujin dhe guroret. Guroreve ju dilni për zot ju kur u thuhet se do mbyllen po çuditërisht nuk ka asnjë letër, zero, nga ana e bashkive në Ministrinë e Mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore nuk ka mbjellë asnjë pemë, siç është marrëveshja. Ju si bashki duhet ti qëndroni shumë shumë larg kësaj pune. Ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe për fat të keq dhe shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do hyjnë tani e të nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit dhe do të pranojnë kalendari e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen. Dhe ta harrojnë që mund të përdorin punonjësit që i trajtojnë si skllevër si mish për top për protesta”, paralajmëroi Rama.
