45 minuta foli në Kuvend kryeministri Edi Rama në lidhje me çëshjten “McGonigal” dhe iku nga seanca plenare. Grupi i Sali Berishës kërkoi që Rama të jetë i pranishëm për mocionin e debatit, por që kryeministri nuk do të jetë. Të gjendur në këtë situatë, grupi i Berishës është larguar nga salla e Parlamentit.
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka kërkuar të ndërpritet seanca pas largimit të Ramës nga seanca. Boçi thotë se kjo nuk është seancë por hartim i shkollës së mesme.
“Ndërpriteni seancën deri në momentin që do të vijë kryeministri. Gallatë me tre çështje të rëndësishme, për interpelancën duhet të jetë me patjetër kryeministri. Si mund të vazhdojë kjo seancë false, një show? Unë kam pyetjet, jap argumentet e mi dhe ai përgjigjet. Ka 5 javë që e pret parlamenti dhe publiku shqiptar. Parashkrimi i tij ishte thjesht një frymëzim personal, jo një ligjërate me vlera por një hartim i shkollës së mesme. Nëse doni ta quani seancë. Kjo nuk është seancë. Thirreni kryeministrin pasi ka munguar disa kohë dhe të përgjigjët këtu. Ne debatin me atë e kemi, ndaj ndërpriteni. Ulsi nuk e zëvendëson dot”– tha Luçiano Boçi.
