Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi më 22 prill që puna në gjykata të rinisë më 27 prill, por burime për tirananews.al bëjnë të ditur se prej disa javësh Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës po punon me staf të plotë edhe pse vendimi i mëparshëm i KLGJ-së shprehej për pezullim të veprimtarisë gjyqësore deri më 23 prill.
Ajo që shton më shumë shqetësimin është vatra e re me 13 të infektuar në burgun 313 dhe mësohet se tre avokatë të caktuar kryesisht janë të infektuar, të cilët mendohet të kenë marrë virusin në këto ambiente gjatë takimit me klientët e tyre.
Ndërkaq, mësohet se nuk respektohet distancimi fizik në ambientet e punës së gjykatës, teksa në një zyrë punojnë 6-7 punonjës. Gjithashtu edhe stafi i sekretareve gjyqesore kane zhvilluar normalisht seancat gjyqesore, te natyrave te ndryshme, edhe pas ndalimit per te zhvilluar vetem seancat me karakter urgjent.
Pak ditë më parë u bë e ditur nga informacionet zyrtare se ka qenë fillimisht një shtetas italian në institucionin e vuajtjes së dënimit që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe vetëm dy ditë më pas ky numër në burgun 313 shkoi në 13.
Sot KLGJ njoftoi se puna në gjykata do të rinisë më 27 prill, por sërish me kufizime, ku prioritet do të kenë çështjet urgjente, ndërsa çështjet e tjera vijojnë të mbeten të pezulluara.
Lexo edhe- KLGJ: Gjykatat nisin punën më 27 prill, por… ja kufizimet e vendosura
